Dy dronë bien në një autostradë në Jug të Moskës

Dy dronë bien në një autostradë në Jug të Moskës

10:39, 05/06/2023
A+ Aa A-

Guvernatori i rajonit rus Kaluga, që gjendet në pjesën jugore të Moskës, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka njoftuar se dy dronë janë rrëzuar në autostradën M3 në afërsi të qyteteve Zhidra dhe Duminich.

Guvernatori Vladislav Shapsha bëri të ditur se me rastin e rrëzimit të dronëve, nuk është regjistruar ndonjë shpërthim.

Në anën tjetër nga frika se mund të ketë tjerë, autoritetet kanë mbyllur këtë zonë për qarkullim dhe po hetojnë rastin.

Deri më tani ukrainasit nuk kanë komentuar pretendimet e rusëve, e as që kanë marrë përgjegjësinë për ndonjë sulm të mundshëm brenda territorit rus.

Kujtojmë që një batalion i vullnetarëve rusë që luftojnë përkrah ukrainasve, janë futur disa herë brenda territorit rus – përkatësisht në Belgorod që kufizohet me Ukrainën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco