Evropa, frikë nga një krizë e re emigrantësh, pasi Bjellorusia ofron udhëtim pa viza për 73 vende

Evropa, frikë nga një krizë e re emigrantësh, pasi Bjellorusia ofron udhëtim pa viza për 73 vende

22:52, 04/06/2023
A+ Aa A-

Tallin, Estoni - Bjellorusia ka prezantuar një marrëveshje udhëtimi pa viza për dhjetëra shtete për një muaj, duke shtuar frikën se Polonia dhe Lituania fqinje mund të shohin një rritje të papritur të migrimit të paligjshëm.

Presidenti autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, nënshkroi një dekret që lejon qytetarët e 73 vendeve – duke përfshirë ata nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Amerika Latine – që të venë në Bjellorusi pa vizë, për të marrë pjesë në një festival vjetor muzikor që ai personalisht e nisi për të promovuar integrimin global të kombit të tij.

Mbajtësit e biletave të festivalit do të mund të hyjnë pa vizë në Bjellorusi nga data 4 - 23 korrik.

Qeveritë e Lituanisë dhe Polonisë e shohin masën si një kërcënim që do të sjellë një tjetër fluks emigrantësh, të tillë si ai që grumbulloi me mijëra në kufijtë me Bashkimin Evropian në vitin 2021 pasi kaluan tranzit përmes Bjellorusisë.

Qeveritë e Lituanisë dhe Polonisë akuzojnë autoritetet bjelloruse për orkestrimin e një situate si ajo e mëparshmja.

Stanislaë Zaryn, zëvendësi në detyrë i ministrit polak, koordinatori i shërbimeve speciale, akuzoi se Rusia dhe Bjellorusia mund të përpiqen ta përsërisin atë me programin njëmujor pa viza.

Ai pretendoi se qëllimi ishte destabilizimi i Evropës, duke përfshirë Poloninë, duke krijuar një rrugë të paligjshme që të çonte nga Bjellorusia në Perëndim.

“Lehtësimi i migracionit i prezantuar, nëse është i suksesshëm, mund të çojë në një rritje të fluksit të njerëzve në Bjellorusi, të cilin shërbimet e Lukashenkos do ta përdorin për të intensifikuar operacionin hibrid të kryer në kufirin tonë lindor”, shkroi në Tëitter.

Polonia ndërtoi një gardh në kufirin me Bjellorusinë në përgjigje të ardhjes së dhjetëra mijëra emigrantëve, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, në 2021-2022.

Rojet kufitare polake raportojnë çdo ditë dhjetëra përpjekje për të hyrë ilegalisht në BE nga migrantë afrikanë dhe të Lindjes së Mesme që kalojnë përmes Bjellorusisë.

Qeveria lituaneze mendon se Bjellorusia mund të përpiqet t’i provokojë emigrantët nga Lindja e Mesme në kufi, pikërisht gjatë një samiti të NATO-s më 11-12 korrik që do të mbahet në kryeqytetin e saj, Vilnius, tha Rustamas Liubajevas, komandant i Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare të Lituanisë./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco