Sot për sot ky është njeriu më i pasur në planet

Sot për sot ky është njeriu më i pasur në planet

17:04, 01/06/2023
A+ Aa A-

Lista ka ndryshuar dhe kemi një emër të ri si personin më të pasur në planet!

Bëhet fjalë për Elon Musk, i cili ka arritur të ngjitet sërish në krye të listës së njerëzve më të pasur në botë. Sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg, CEO i Tesla-s, ka një pasuri rreth 197 miliardë dollarë, duke kaluar atë të CEO-s së LMVH, Bernard Arnault, që është 187 miliardë dollarë, raporton ‘Marca‘.

Dy “qindramiliarderët”, një frazë e përdorur për të etiketuar personat me pasuri mbi 100 miliardë dollarë, kanë qenë në garë për vendin e parë prej disa muajsh.

Pasuria e Arnault pësoi një rënie këtë javë për shkak të uljes së vlerës së aksioneve të kompanisë së tij të mërkurën. Arnault kaloi në renditje Musk gjatë muajit dhjetor 2022 dhe pasuria e tij u shtua ndjeshëm për shkak të rritjes së vlerës së aksioneve, shtyrë nga rritja e shitjeve.

LVMH, një nga konglomeratet më të mëdha në botë, ka në pronësi marka si Louis Vuitton, Dior dhe Celine.

Ndërkohë, pasuria e Musk është rritur në mënyrë eksponenciale vitet e fundit, kryesisht nga shitjet e makinës elektrike që ai prodhon, Tesla. Aseti i tij më i madh aty janë aksionet, sipas Bloomberg zotëron 13% të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco