Blinken thirrje Kosovës dhe Serbisë: Urgjent të ulen tensionet, kthejuni procesit të normalizimit

Blinken thirrje Kosovës dhe Serbisë: Urgjent të ulen tensionet, kthejuni procesit të normalizimit

16:36, 01/06/2023
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, nxit Kosovën dhe Serbinë që në mënyrë urgjente të ulin tensionet dhe t’i rikthehen procesit të normalizimit të marrëdhënieve. Kryediplomati i Shteteve të Bashkuara, duke folur në përfundim të samitit të NATO-s në Norvegji, përsëriti kërkesën ndaj palëve që të mos ndërmarrin veprime të njëanshme.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa urgjentë për ulur tensionet dhe që t’i rikthehen përpjekjeve për të zbatuar marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve të udhëhequra nga Bashkimi Europian. Mbështesim procesin e integrimit euroatlantik për Kosovën dhe Serbinë, por kriza aktuale e pengon dhe nuk e ndihmon aspak lëvizjen në atë drejtim. Më e rëndësishmja është që të dyja palët të ulin tensionet dhe të ndalojnë së ndërmarri veprime të njëanshme. Ne kemi qenë shumë të qartë në shqetësimet tona për disa nga veprimet e fundit që janë ndërmarrë. Këtë ua kemi thënë drejtpërdrejtë liderëve të të dyja palëve, duke përfshirë kryeministrin Kurti”, tha Blinken.

Prej disa ditësh, situata në veriun e Kosovës vijon te jetë e tensionuar, duke marrë vëmendjen e kancelarive kryesore ndërkombëtare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco