“Kosova është Serbi” - Ministrja franceze dënon qëndrimin e tenistit serb: Nuk duhet të përsëritet

“Kosova është Serbi” - Ministrja franceze dënon qëndrimin e tenistit serb: Nuk duhet të përsëritet

18:01, 31/05/2023
A+ Aa A-

Ministrja franceze e sportit ka kritikuar mesazhin politik të tenistit të famshëm serb Novak Djokoviç, i cili po merr pjesë në French Open.

Ishte “i pavend” dhe “nuk duhet të përsëritet”, ka deklaruar Amelie Oudea-Castera. Duhet të ketë një “parim të neutralitetit për fushën e lojës”, teksa dënoi veprimin e tenistit serb.

Djokoviç shkroi në lenten e kamerës “Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën”, duke iu referuar tensioneve që po ndodhin në veri të Kosovës.

Organi qeverisës botëror, Federata Ndërkombëtare e Tenisit tha se deklarata e Djokoviç nuk shkel asnjë rregull, sepse rregullorja e Grand Slam nuk ndalon deklaratat politike.

“Kur jepen mesazhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që i bashkojnë njerëzit rreth vlerave universale, një sportist është i lirë t’i shprehë ato,” tha Oudea-Castera, teksa shtoi se në këtë rast ishte një mesazh me përmbajtje shumë politike.

“Nuk duhet të përfshihemi, sidomos në rrethanat aktuale dhe nuk duhet të përsëritet më”, theksoi ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco