Përgjimet/ ‘Sulmi me dron në Kremlin mund të jetë bërë nga Kievi’

Përgjimet/ ‘Sulmi me dron në Kremlin mund të jetë bërë nga Kievi’

10:29, 25/05/2023
A+ Aa A-

Inteligjenca amerikane beson se sulmi me dron që iu bë Kremlinit më herët gjatë këtij muaji mund të jetë orkestruar nga “spiunë” ukrainas apo inteligjenca ushtarake.

Sipas asaj që raporton New York Times sulmi duket të jetë pjesë e një serie operacionesh të fshehta që kanë bërë zyrtarët në SHBA, e cila është edhe një nga furnizuesit më të mëdhenj me armë të Ukrainës, të reagojnë të shqetësuar.

Pamjet e publikuara në fillim të majit nga shpërthimi tregonin shtëllunga tymi që ngriheshin mbi Kremlin.

Vlerësimi i SHBA-së bazohet në komunikimet e përgjuara ruse dhe ukrainase, sipas NYT. Megjithatë, zyrtarët amerikanë nuk besojnë se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy nënshkruan të gjitha operacionet e fshehta.

Është e paqartë se deri në çfarë mase ai është në dijeni të operacioneve të tilla paraprakisht, u cituan të kenë thënë zyrtarët.

New York Times raporton po ashtu se SHBA ka përgjuar biseda të ukrainasve në të cilat ata janë shprehur se besojnë se vendi i tyre ishte përgjegjës për sulmin, dhe gjithashtu përgjuan komunikimet ruse që tregonin se nuk ishte një lloj operacioni me flamur të rremë nga Rusia./ A2/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco