Poloni, partia në pushtet kërkon të hetohet ndikimi rus, kritikët i frikësohen ‘gjuetisë së shtrigave’

Poloni, partia në pushtet kërkon të hetohet ndikimi rus, kritikët i frikësohen ‘gjuetisë së shtrigave’

13:48, 24/05/2023
A+ Aa A-

Varshavë, Poloni - Partia në pushtet e Polonisë po bën presion për krijimin e një komisioni për të cilin thotë se do të hetojë ndikimin rus. Kritikët e shohin atë si një përpjekje për të krijuar një mjet të fuqishëm dhe antikushtetues që do ta ndihmonte partinë të vazhdojë të zotërojë pushtetin edhe nëse humb zgjedhjet këtë vjeshtë.

Votimi mbi projektligjin mund të vijë që të mërkurën.

Disa kanë frikë se partia në pushtet mund të përdorë komisionin e planifikuar për të eliminuar nga jeta politike liderin e opozitës Donald Tusk.

Tusk është lideri kryesor i opozitës dhe kërcënimi më i madh për partinë në pushtet “Ligj dhe Drejtësi”, pasi ajo kërkon një mandat të tretë radhazi në votimin e pritur në tetor.

Senatorët e opozitës e quajtën atë "Lex Tusk", duke përdorur termin latin për "ligj" dhe e refuzuan komisionin në fillim të këtij muaji në dhomën e sipërme, ku ata kanë shumicën.

Tani projektligji kthehet në dhomën e ulët më të fuqishme të parlamentit, Sejm, ku partia në pushtet zakonisht mund të mbledhë një shumicë të vogël.

Projektligji parashikon krijimin e një komisioni me kompetencat e prokurorit dhe gjyqtarit. Ai mund të vendosë dënime, duke përfshirë ndalime 10-vjeçare për zyrtarët nga postet që kanë kontroll mbi shpenzimin e fondeve publike.

Kritikët thonë se kjo shkel ndarjen demokratike të pushteteve duke kërkuar t'i japë komisionit të propozuar kompetencat e një gjykate.

Avokati i Popullit i vendit ka thënë se disa nga dispozitat e komisionit shkelin kushtetutën.

Propozimi vjen në sfondin e agresionit rus në Ukrainë, fqinji lindor i Polonisë, dhe me të dyja palët e spektrit politik që akuzojnë tjetrën se kanë lejuar Kremlinin të ushtrojë ndikim në Poloni, veçanërisht përmes sektorit të energjisë.

Është një çështje e ndjeshme në një vend që ishte nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik për dekada të tëra të Luftës së Ftohtë, por që e hodhi poshtë komunizmin në 1989.

Projektligji do të krijojë një "Komision Shtetëror për Studimin e Ndikimeve Ruse në Sigurinë e Brendshme të Republikës së Polonisë në vitet 2007-2022".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco