Pretendimet për shkelje të kodit ministror, Sunak lë në detyrë Suella Braverman

Pretendimet për shkelje të kodit ministror, Sunak lë në detyrë Suella Braverman

12:45, 24/05/2023
A+ Aa A-

Suella Braverman do të mbetet në postin e saj si sekretare e Brendshme e Britanisë së Madhe pasi kryeministri i vendit bëri të ditur se një hetim i mëtejshëm nuk është i nevojshëm.

Në letrën e tij drejtuar sekretarit të brendshëm, kryeministri Rishi Sunak bëri të ditur se ishte konsultuar me këshilltarin e tij të pavarur të etikës, Sir Laurie Magnus, i cili këshilloi që të mos kryhen hetime të mëtejshme.

Sunak u përball me presionin për të ndërmarrë veprime ndaj Braverman pasi “Sunday Times” raportoi dyshohet që ajo u kërkoi nëpunësve civilë të organizonin një kurs privat për të pasi u kap duke tejkaluar normat e shpejtësisë verën e kaluar.

Ky veprim i sekretares së Brendshme, sipas kritikëve, mund të përbënte shkelje të kodit ministror.

Por Sunak tha se pas marrjes së një letre nga Braverman, në të cilën ajo kërkonte falje sjelljen, vlerësoi se çështja në fjalë nuk përbënte shkelje të kodit ministror.

The Sunday Times raportoi se në vend që të regjistrohej personalisht për një kurs ndërgjegjësimi për shpejtësinë me shoferë të tjerë, ose të përfundonte një në internet që do t’ua tregonte emrin dhe fytyrën e saj pjesëmarrësve të tjerë, Braverman dyshohet se u kërkoi nëpunësve civilë të organizonin një takim privat për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco