Policia spanjolle arreston katër persona lidhur me 'varjen' e Vinicius

Policia spanjolle arreston katër persona lidhur me 'varjen' e Vinicius

12:35, 23/05/2023
A+ Aa A-

Policia e Madridit thotë se katër personat e arrestuar janë tifozë “ultra”, të lidhur me një tjetër klub futbolli madrilen.

Katër persona u arrestuan në Spanjë të martën si pjesë e hetimit për varjen e një manekini që kishte ngjashmëri me sulmuesin e “Real Madridit”, Vinicius Junior në fund të janarit, tha policia.

Arrestimet vijnë dy ditë pasi ofendime të reja raciste u bënë ndaj yllit brazilian gjatë një ndeshjeje të kampionatit spanjoll të futbollit, që shkaktoi një valë indinjate në vend dhe jashtë saj.

Katër personat, të arrestuar në kryeqytetin spanjoll, akuzohen për një "krim urrejtjeje", një kategori kriminale që përfshin vepra raciste në Spanjë, tha policia në një deklaratë.

Tre prej tyre janë "anëtarë aktivë të një grupi ultra mbështetësish të një klubi madrilen", shtoi policia pa e identifikuar klubin.

Manekini i veshur me fanellën e Vinicius Junior u gjet i varur më 26 janar, ditën e fitores 3-1 të “Real Madridit” në derbin ndaj “Atletico Madridit” në çerekfinalen e Kupës së Mbretit, nën një pankartë ku shkruhej "Madridi e urren Realin".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco