Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Franca dëshiron ta shohë Bashar al-Assad të Sirisë në gjykatën e krimeve të luftës

Franca dëshiron ta shohë Bashar al-Assad të Sirisë në gjykatën e krimeve të luftës

11:28, 23/05/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Jashtme Catherine Colonna thotë se nuk ka ndryshim në politikën franceze, pavarësisht se al-Assad u mirëprit ngrohtësisht nga liderët e tjerë arabë.

Ministrja e Jashtme franceze tha të martën se dëshiron ta shohë presidentin sirian Bashar al-Assad të gjykohet për krimet e luftës, duke kujtuar "qindra mijëra vdekje" dhe "përdorimin e armëve kimike" nga regjimi i tij gjatë luftës civile që filloi në vend në vitin 2011.

Në një intervistë televizive, Catherine Colonna tha të martën: "Lufta kundër krimeve, kundër mosndëshkimit është pjesë e vlerave të diplomacisë franceze".

"Sa herë që më duhet të flas për çështjen siriane, prioritetet tona përfshijnë luftën kundër mosndëshkimit," insistoi ajo.

E pyetur nga një gazetar nëse donte që ai të gjykohej, ajo tha se “përgjigjja është po”.

Presidenti sirian Bashar al-Assad u rikthye në skenën rajonale duke marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe javën e kaluar, pasi ishte i përjashtuar për më shumë se një dekadë. Ai u prit ngrohtësisht nga udhëheqësit arabë, veçanërisht nga sauditët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco