BE gjobit Meta-n me €1.2 milion: A do të bllokohet Facebook në Europë?

BE gjobit Meta-n me €1.2 milion: A do të bllokohet Facebook në Europë?

11:24, 23/05/2023
A+ Aa A-

Meta është gjobitur me 1.2 miliardë euro nga rregullatorët e Bashkimit Europian për shkeljen e ligjeve të BE-së për privatësinë duke transferuar të dhënat personale të përdoruesve të Facebook në serverët në Shtetet e Bashkuara.

Bordi Europian për Mbrojtjen e të Dhënave njoftoi gjobën në një deklaratë të hënën, duke thënë se erdhi si pasojë e një hetimi nga Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave, rregullatori kryesor që mbikëqyr operacionet e Meta-s në Europë.

Kjo masë e re thekson pasigurinë e vazhdueshme se si bizneset globale mund të transferojnë ligjërisht të dhënat e përdoruesve në serverët jashtë shtetit.

Rregullatori i BE-së tha se përpunimi dhe ruajtja e të dhënave personale në Shtetet e Bashkuara binte ndesh me ligjin europian për privatësinë e të dhënave, i njohur si Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave.

Meta është urdhëruar të ndërpresë përpunimin e të dhënave personale të përdoruesve europianë në Shtetet e Bashkuara brenda gjashtë muajve.

Meta, e cila zotëron gjithashtu WhatsApp dhe Instagram, tha se do të apelojë vendimin, përfshirë gjobën. Nuk do të ketë ndërprerje të menjëhershme të Facebook në Europë, shtoi kompania.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco