Të shtëna me armë në Los Angeles, 4 të plagosur në gjendje kritike për jetën

Të shtëna me armë në Los Angeles, 4 të plagosur në gjendje kritike për jetën

18:46, 20/05/2023
A+ Aa A-

Katër persona janë në gjendje kritike pas të shtënave që ndodhën në një zyrë postare në qendër të Los Anxhelosit.

Konkretisht, sipas CBS, rreth orës 2 të mëngjesit, policia iu përgjigj thirrjeve për të shtëna. Kur arritën në vendngjarje, gjetën katër persona të plagosur, tre burra dhe një grua në dyshemenë e zyrës së postës. Të katër personat e plagosur janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Raportohet se i dyshuari është parë duke ikur nga zona me një fuoristradë të bardhë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e të dyshuarit. Oficerët e policisë do të përdorin kamerat e vëzhgimit të vendosura në të gjithë zonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco