Pas 20 vitesh nis punimet në Rejkjavik samiti i parë i Këshillit të Evropës

Pas 20 vitesh nis punimet në Rejkjavik samiti i parë i Këshillit të Evropës

15:07, 16/05/2023
A+ Aa A-

Rreth 30 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane do të udhëtojnë në Islandë për samitin e parë të Këshillit të Evropës në gati 20 vjet.

Mes të pranishmëve janë kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Këshilli i Evropës, i themeluar pas Luftës së Dytë Botërore, synon të promovojë të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe është i ndryshëm nga Bashkimi Evropian, prandaj 46 anëtarët e tij përfshijnë gjithashtu vende si Britania e Madhe, Turqia dhe Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, si dhe vëzhgues nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të marrin pjesë gjithashtu.

Takimi i Rejkjavikut do të jetë samiti i parë i Këshillit të Evropës që nga viti 2005 dhe vetëm takimi i katërt i krerëve të shteteve dhe qeverive të këtij lloji. Tema kryesore e samitit dyditor duhet të jetë lufta në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco