Në këtë vend do të ndalohen mediat sociale për fëmijët nën 13 vjeç

Në këtë vend do të ndalohen mediat sociale për fëmijët nën 13 vjeç

11:07, 08/05/2023
A+ Aa A-

Republikanët dhe Demokratët Amerikanë, kanë rënë dakord për efektet negative që kanë mediat sociale tek fëmijët dhe të miturit.

Tashmë ata kanë paraqitur një projekt-ligj dypartiak në Senatin amerikan, “Akti i mbrojtjes së fëmijëve në mediat sociale”.

Ky ligj do të ndalojë fëmijët nën moshën 13 vjeçare që të përdorin media sociale, kurse ata të cilët janë të moshës mbi 13 vjeç deri në 17 do të lejohen vetëm me pajtimin e prindërve të tyre.

Këto masa vijnë pasi studime të ndryshme kanë arritur të konstatojnë se mediat sociale po përkeqësojnë shëndetin mendorë të të rinjve dhe në rritjen e numrit të vetëvrasjeve.

Në fakt, sipas Ligjit për Mbrojtjen e Privatësisë në internet të Fëmijëve, i njohur si Coppa, kompanitë e mediave sociale tashmë i ndalojnë fëmijët nën moshën 13 vjeç të përdorin platformat e tyre, por ligji shpesh anashkalohet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco