Thatësirë në Katalonja, autoritetet raportojnë periudhën më të vështirë në 100 vitet e fundit

Thatësirë në Katalonja, autoritetet raportojnë periudhën më të vështirë në 100 vitet e fundit

19:28, 02/05/2023
A+ Aa A-

 

Një krizë ekzistenciale. Kjo është situata me të cilën po përballet Katalonja në Spanjë për shkak të thatësirës. Situata paraqitet problematike në shumë sektorë duke bërë që autoritet të ngrenë alarmin.

Mungesa e ujit ka filluar të kthehet në një krizë ekzistenciale për fermerët në Katalonjë.

Autoritetet atje e kanë cilësuar periudhën më të keqe të 100 viteve të fundit.

Image

Kjo është pamja e tokës së plasaritur dhe të tharë në rezervuarin Sau.

I vendosur rreth 60 milje në veri të Barcelonës, rezervuari është një burim kyç i ujit të pijshëm për rajonin, por në fund të prillit arriti në vetëm 7% të kapacitet.

Thatësira prek 60% të fshatrave të Spanjës dhe ka shkatërruar të korrat në 8.6 milionë hektarë sipas Organizatës së Fermerëve.

Blegtoria është në rrezik pasi fermerët kanë nevojë për kullota për të ushqyer kafshët e tyre.

Por problemi shtihet përtej qytetit verilindor pasi Spanja që prej fundit të vitit që lamë pas është përfshirë në thatësira, sipas shërbimit kombëtar të motit.

Muaji prill rezulton më i thati regjistruar ndonjëherë.

Temperaturat janë po aq të larta sa do të ishin në muajin korrik.

Të enjten e kaluar qyteti i Kordobës në Spanjën jugore arriti 38.8 gradë Celsius, vlera të pazakonta për stinën e pranverës.

Këto kushte tregojnë për një realitet të ri në këtë pjesë të Evropës, e cila po ngrohet dy herë më shpejt se sa mesatarja globale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco