Sean Hannity: Hunter Biden shumë shpejt do të përfundojë në burg

Sean Hannity: Hunter Biden shumë shpejt do të përfundojë në burg

09:56, 28/04/2023
A+ Aa A-

Prezantuesi i Fox News, Sean Hannity reagoi ndaj intensifikimit të hetimeve ndaj djalit të presidentit amerikan, Hunter Biden. Burimet konfirmojnë se hetuesit federalë tani besojnë se kanë prova të mjaftueshme për të akuzuar djalin e presidentit.

SEAN HANNITY: Djali i rritur i presidentit, Hunter, së shpejti mund të detyrohet të largohet nga Shtëpia e Bardhë, ku përflitet se po jeton tani, drejt një burgu federal. Avokatët e Hunter Biden janë takuar me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë për të diskutuar statusin e disa akuzave të mundshme, duke përfshirë të paktën një akuzë penale për shkelje të taksave dhe një akuzë për armë. Tani, ne e dimë që Hunter ka qenë nën hetim që të paktën nga viti 2018. Sipas ‘The Hill’, CBS, ‘The Washington Post’, hetuesit federalë tani besojnë se kanë prova të mjaftueshme për të akuzuar Hunter Biden. Burimet tona thonë se, në fakt, kjo mund të ndodhë shumë shpejt.

Le të jemi të qartë. Gjërat po bëhen serioze. Askujt nuk i intereson vërtet nëse një ish-drogaxhi dhe një baba i këputur shkon në burg. E gjitha bëhet për të mbrojtur ‘djalin e madh’, financat e të cilit mesa duket janë shumë të dyshimta bashkë me djalin e tij. Kjo është ajo që po kërkojnë ata tani. Për vite me radhë, zyrtarë të rangut të lartë të qeverisë kanë bërë përpjekje të mëdha për të mbrojtur sindikatën e errët të familjes Biden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco