Zelensky publikon pamjet e tmerrshme të sulmit rus mbi apartamentet: Vranë dhe fëmijë

Zelensky publikon pamjet e tmerrshme të sulmit rus mbi apartamentet: Vranë dhe fëmijë

07:58, 28/04/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, ka publikuar mëngjesin e së premtes, pamjet e sulmit më të fundit rus mbi civilët, që i ka marrë jetën edhe fëmijëve.

"Mbrëmë armiku sulmoi përsëri Ukrainën me raketa dhe UAV. Terroristët vunë në shënjestër, civilë dhe objekte, - shkroi Zelenksy në Fb. - Një sulm me raketë në Uman dëmtoi rreth 10 ndërtesa banimi. I gjithë blloku i njërit prej tyre u shkatërrua. Njerëzit janë ende të bllokuar nën rrënoja. Fatkeqësisht, ka viktima, përfshirë një fëmijë.

Në Dnipro, granatimet e terroristëve i morën jetën një fëmije. Ngushëllimet e mia për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre për shkak të terrorit rus!

I jam mirënjohës Forcave tona Ajrore, gjuajtësve tanë kundërajrorë, kujtdo që ndihmon në kapërcimin e pasojave të sulmeve të armikut, kujtdo që mbron njerëzit tanë.

Ky terror rus duhet të përballet me një përgjigje të drejtë nga Ukraina dhe bota. Dhe do të përballet. Çdo sulm i tillë, çdo veprim i keq kundër vendit dhe popullit tonë e afron shtetin terrorist drejt dështimit dhe ndëshkimit, dhe jo e kundërta, siç mendojnë ata. Nuk do të harrojmë asnjë krim, nuk do të lëmë asnjë pushtues të shmangë përgjegjësinë."

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco