Përmbyset anija në Indonezi, humbin jetën 20 persona

Përmbyset anija në Indonezi, humbin jetën 20 persona

19:13, 27/04/2023
A+ Aa A-

Përmbysja e një anije i mori jetën 20 personave në provincën Riau të Indonezisë perëndimore, autoritetet kanë frikë se numri mund të rritet pasi fati i shumë pasagjerëve mbetet i pazbuluar.

Anija e pasagjerëve SB Evelyn Calisca 01, kishte lundruar nga porti i Indragiri Hilir me destinacion Tanjung Pinang (kryeqyteti i provincës Riau).

Vlerësohet se në skaf ndodheshin rreth 70 persona.

Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë së lajmeve Xinhua se ekipet e shpëtimit kishin nxjerrë 58 të mbijetuar nga zona e rrënojave, ndërsa theksoi se skafi po transportonte shumë pasagjerë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco