Greqia shpërndan parlamentin dhe shpall zgjedhjet e përgjithshme për 21 maj

Greqia shpërndan parlamentin dhe shpall zgjedhjet e përgjithshme për 21 maj

08:42, 23/04/2023
A+ Aa A-

Greqia ka shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme më 21 maj. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u takua me Presidenten Katerina Sakellaropoulou në pallatin presidencial, në Athinë, të shtunën, për të shpallur zyrtarisht vendimin dhe për të shpërndarë parlamentin.

Më pas, në një mesazh televiziv, Mitsotakis nënvizoi se Greqisë “ka nevojë për një perspektivë të qartë të kursit të saj dhe zgjidhje të qarta në udhëheqjen e saj.

Ai theksoi gjithashtu arritjet kryesore të qeverisë së tij, si dhe foli për synimet e tij kryesore për katër vitet e ardhshme. Ai drejton partinë Demokracia e Re, e cila fitoi zgjedhjet e parakohshme të thirrura në korrik 2019, duke hequr nga detyra Syrizën e udhëhequr nga Alexis Tsipras.

Të dy partitë mbeten favoritët që shkojnë në zgjedhje, me partinë në pushtet përpara me 4% në sondazhe, sipas National Herald. Në vendin e tretë në sondazhe është grupi i qendrës së majtë, Pakos-Kinal, i udhëhequr nga Nikos Androulakis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco