Kërkesa për lirim nga burgu, Eva Kaili: S’do të rrëfej kurrë krimet që nuk kam bërë, edhe nëse…

Kërkesa për lirim nga burgu, Eva Kaili: S’do të rrëfej kurrë krimet që nuk kam bërë, edhe nëse…

22:17, 09/04/2023
A+ Aa A-

Javën që vjen pritet që të shqyrtohet kërkesa për lirimin e ish-eurodeputetes Eva Kaili, e cila qëndron pas hekurave për korrupsion. Ish-eurodeputetja theksoi se nuk do të rrëfejë krimet që nuk ka kryer.

“Nuk do të rrëfej kurrë krimet që nuk kam bërë, edhe nëse më bëjnë copë-copë”, thotë ajo për ANT1, katër ditë para seancës së radhës nga autoritetet belge dhe pas vendimit për lirimin e të akuzuarve, mes tyre edhe atë që cilësohet si “trurin” i Katar Gate, Pier Antonio Pancheri.

“Në këshillin e ardhshëm gjyqësor do të luftojmë për të vërtetuar pabesueshmërinë e Pançerit. Do të kemi prova të reja të forta që do të provojnë se Eva Kaili është e pafajshme.”, thotë avokati Michalis Dimitrakopoulos, duke theksuar se “ka një ndjenjë padrejtësie kur sheh që protagonistët janë të lirë, në shtëpi dhe Eva Kaili që lufton padrejtësisht”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco