U bë subjekt i sanksioneve ndaj Rusisë, falimenton kanali propagandistik RT France që mbështetej nga Kremlini

U bë subjekt i sanksioneve ndaj Rusisë, falimenton kanali propagandistik RT France që mbështetej nga Kremlini

17:42, 09/04/2023
A+ Aa A-

Kanali propagandistik që drejtohet nga Kremlini, RT France ka falimentuar zyrtarisht, sipas drejtueses së këtij televizioni në Francë, Ksenia Fedorova.

Kanali kishte qenë subjekt i sanksioneve të Bashkimit Evropian që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ishte bllokuar nga qeveria e Francës në fillim të këtij viti.

 “RT France do të likuidohet dhe të gjithë punëtorët do të pushohen nga puna në ditët në vijim”, tha Fedorova.

Në mars të vitit të kaluar, BE-ja ndaloi mediet shtetërore ruse, përfshirë Sputnik dhe Russia Today (RT), të transmetonin propagandën e tyre në Evropë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco