Trump u shkruan mbështetësve të tij: Sot vajtojmë për humbjen e drejtësisë në Amerikë

Trump u shkruan mbështetësve të tij: Sot vajtojmë për humbjen e drejtësisë në Amerikë

17:13, 04/04/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti Amerikan Donald Trump u ka dërguar një e-mail mbështetësve të fushatës së tij për të rimarrë edhe një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, 'Trump 2024', duke shkruar se ‘sot ne vajtojmë për humbjen e drejtësisë në Amerikë’.

Sipas Trump, e marta e 4 prillit 2023 ‘është dita që një parti politike në pushtet ARRESTON kundërshtarin e saj kryesor se nuk ka kryer KRIM.

Meqenëse do të jem jashtë komisionit për orët e ardhshme, dua ta shfrytëzoj këtë moment për t’ju FALEMINDERIT për gjithë mbështetjen tuaj. Kombi ynë po bëhet një vend Marksist i Botës së Tretë që KRIMINALIZON disidencën dhe BURGOS opozitën e tij politike’- tha Trump.

Duke u dhënë zemër mbështetësve, Trump thekson se: ‘Ne jemi një komb që shpallëm pavarësinë nga perandoria më e madhe në botë, fituam dy luftëra botërore dhe zbritëm njeriun e parë në Hënë.

Rezistenca është në gjakun tonë. Lëvizja jonë ka hequr kaq shumë. Dhe nuk ka dyshim në mendjen time se ne do të triumfojmë edhe një herë dhe do të FITOJMË Shtëpinë e Bardhë në 2024.’

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco