E rrallë/ Kryeministrja e Italisë merr dhuratën e veçantë, Meloni vlerëson vathët e dhuruar nga punishtja shqiptare

E rrallë/ Kryeministrja e Italisë merr dhuratën e veçantë, Meloni vlerëson vathët e dhuruar nga punishtja shqiptare

16:44, 04/04/2023
A+ Aa A-

Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni gjatë një takimi me ministren e Bujqësisë Frida Krifca ka përshëndetur punën e një shqiptareje e cila krijon punime tradicionale shqiptare.

Gjatë takimit Melonit i janë dhuruar një palë vathë artizanalë të krijuar nga e reja, të cilët kryetarja e qeverisë italiane i ka vendosur menjëherë duke përshëndetur punimin e shqiptares.

Postimi i plotë:

Një moment i bukur nga takimi me Kryeministren Meloni, përshëndetja plot vlerësim për punën e dorës së një shqiptareje të re e kurajoze si Aurora, krijuese e punishtes Margjelo, hapur gjatë pandemisë, që zgjodhi ta lerë punën e ekonomistes dhe të kultivojë traditën e hershme të filigranit të Shkodrës.

Aurora, në punishten e vendosur në Vaun e Dejës, tek @margjelo_filigran.albania sheh një të ardhme të lidhur mes zejes dhe turizmit rural. Ka punësuar mjeshtre si Valbona me eksperiencën e 30 viteve në ish-artistiken e Shkodrës me qëllimin që të angazhojë të rinj që duan ta përftojnë këtë zanat e kulturë nga kjo eksperiencë e vyer.

Suksese më tej Aurora! Qeveria jonë përmes programeve të ndryshme të zhvillimit mbështet të rinjtë që punojnë me përkushtim e sjellin krenari për vendin me vizionin për ringjalljen e traditës, zejeve, vlerave qytetare e rurale duke sjellë autenticitet, identitet dhe përkatësi.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco