A mund të garojë Donald Trump për president edhe pas ngritjes së padisë?

A mund të garojë Donald Trump për president edhe pas ngritjes së padisë?

11:06, 31/03/2023
A+ Aa A-

Nga Anthony Zurcher, BBC

Me një fjalë, po!

Një aktakuzë apo dënim penal nuk do e pengonte atë të vazhdojë fushatën presidenciale nëse ai vendos kështu- dhe ai ka dhënë çdo indikacion se do të vazhdojë të ecë përpara, pavarësisht se çfarë ndodh.

Në fakt, nuk ka asgjë në ligjin amerikan që e pengon një kandidat, i cili shpallet fajtor për një krim, të bëjë fushatë dhe të shërbejë si president- madje edhe nga burgu.

Megjithatë, arrestimi i Trump do e ndërlikonte fushatën e tij presidenciale.

Ndërsa disa votues mund të mblidhen rreth kampionit të përfshirë në betejë, ky mund të jetë një shpërqendrim i rëndësishëm për një kandidat në fushatë, i cili duhet të mbledhë vota dhe të marrë pjesë në debate.

Kjo gjë do thellonte edhe ndizte akoma më shumë ndarjet e mprehta brenda sistemit politik amerikan.

Konservatorët besojnë se ish-presidenti po trajtohet me një standard tjetër drejtësie, kurse liberalët e shohin këtë si një çështje të mbajtjes së përgjegjësisë për shkeljen e ligjit- edhe kur shkelësit janë në pozitat më të larta të pushtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco