BBC merr vendimin drastik, urdhër stafit: Fshini TikTok-un nga pajisjet e punës

BBC merr vendimin drastik, urdhër stafit: Fshini TikTok-un nga pajisjet e punës

00:20, 21/03/2023
A+ Aa A-

BBC ka lëshuar një njoftim për stafin duke rekomanduar që TikTok të fshihet nga të gjitha pajisjet personale shkak të frikës së privatësisë dhe sigurisë.

BBC duket se është organizata e parë mediatike në Britani që ka nxjerrë udhëzimin dhe e dyta në botë pas transmetuesit publik të Danimarkës.

Megjithatë, media britanike thekson se do të vazhdojë të përdorë zyrtarisht TikTok për qëllime editoriale dhe marketingu për momentin dhe vetëm ka lëshuar një rekomandim për punonjësit.

Aplikacioni popullor është ndaluar në telefonat e qeveritarëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Vendet që kanë vendosur ndalime ndaj TikTok përfshijnë SHBA, Kanadanë, Zelandën e Re dhe Belgjikën ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për këto që punon në Komisionin Evropian.

Frika është se të dhënat nga platforma mund të keqpërdoren nga qeveria kineze megjithëse kompania ka mohuar çdo keqbërje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco