Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Moskë, një figurë e opozitës ruse përballet me 25 vjet burg për akuzën e tradhtisë

Moskë, një figurë e opozitës ruse përballet me 25 vjet burg për akuzën e tradhtisë

07:48, 14/03/2023
A+ Aa A-

Gjyqi ka filluar në Moskë kundër aktivistit të fundit të opozitës ruse për akuzat se ka folur kundër Kremlinit.

Vladimir Kara-Murza akuzohet për tradhti për përhapjen e asaj që prokurorët pretendojnë se ishin 'lajme të rreme' mbi ushtrinë ruse. Ai rrezikon 25 vjet burg.

Avokati i tij, Vadim Prokhorov, tha se gjyqi ishte i motivuar politikisht dhe i përshpejtuar në mënyrë të padrejtë.

“Është e qartë se autoritetet vendosën që gjyqi i Kara-Murzës të zhvillohet me një ritëm kozmik, sa më shpejt që të jetë e mundur, seanca e radhës është tashmë të enjten më 16 mars dhe fatkeqësisht nuk ka dyshim se cili do të jetë vendimi përfundimtar”.

Në Parlamentin Evropian, eurodeputeti i shquar liberal për Reneë Europe, Guy Verhofstadt, foli kundër trajtimit që i bën Moska, Kara-Murza dhe kundërshtarëve të tjerë të Kremlinit.

“Mendoj se ky parlament gjatë këtij sesioni duhet të qëndrojë pranë tyre dhe të vendosë sërish në diskutim, çështjen çlirimin e Alexei Navalny dhe bashkë me ta të të gjithë të burgosurve politikë, pasi rus Vladimir Kara-Murza,  Alexei Gorinov dhe shumë të tjerë u arrestuan pse folën kundër luftës në Ukrainë”, tha ai.

Kara-Murza është një aktivist i arsimuar në Perëndim, i cili ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i liderit të vrarë të opozitës Boris Nemtsov.

Në tetor të vitit të kaluar, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në Strasburg, Francë, i dha Çmimin për të Drejtat e Njeriut “ Vaclav Havel”, zotit Vladimir Kara-Murza.

Ai është ndër disa kritikëve të Vladimir Putin që janë arrestuar që nga pushtimi rus në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco