Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama ka marrë 'malet' e diasporës?

OKB konfirmon se në Iran është zbuluar uranium i pasuruar në nivel të lartë

OKB konfirmon se në Iran është zbuluar uranium i pasuruar në nivel të lartë

08:30, 01/03/2023
A+ Aa A-

Inspektorët nga agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara kanë gjetur grimca të uraniumit të pasuruar deri në gati 84 për qind në një central nëntokësor të pasurimit të uraniumit në Fordo të Iranit.

Kështu konfirmoi më 28 shkurt drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Grossi.

Grossi konfirmoi se grimcat e uraniumit kishin nivel të pastërtisë prej 83.7 për qind, që është pak nën nivelin prej 90 për qind pastërti që kërkohet për prodhimin e armëve bërthamore. Kjo ka rritur shqetësimet se Irani mundet që shpejt të përdorë këtë material për të prodhuar bombë bërthamore.nt -

Grimcat e uraniumit me këtë nivel të pastërtisë u gjetën në janar gjatë inspektimeve në uzinën për pasurimin e uraniumit, Fordov, tha agjencia e OKB-së, duke shtuar se ka biseduar me Iranin për të sqaruar origjinën e këtij uraniumi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco