Sekretari i mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë edhe një vit

Sekretari i mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë edhe një vit

10:22, 23/02/2023
A+ Aa A-

Konflikti në Ukrainë mund të zgjasë edhe një vit, ka thënë sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Sky News.

I pyetur nëse mund të shohim që lufta midis Ukrainës dhe Rusisë të vazhdojë edhe në 12 muaj të tjerë, Ben Wallace tha për LBC: “Unë mendoj se po”.

“Unë mendoj se Rusia ka treguar një shpërfillje të plotë, jo vetëm për jetën e popullit të Ukrainës, por për ushtarët e saj”.

Ai shtoi se më shumë se 188,000 ushtarë rusë kanë vdekur ose janë plagosur si rezultat i “llogaritjes së gabuar katastrofike” të Vladimir Putin.

“Kur dikush ka kaluar kufirin dhe mendon se është në rregull t’ia bësh këtë popullit tënd,… unë mendoj se ai nuk do të ndalet”, ka shtuar Wallace.

Ndërkohë presidenti i Estonisë ka thënë se “e gjithë bota demokratike” është në rrezik më të madh për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

“Kjo është arsyeja pse ne duhet ta përfundojmë këtë luftë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Alar Karis.

Ai shpjegoi se Estonia po përpiqet të rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes ushtarake dhe vendet e tjera aleate do të duhet të bëjnë të njëjtën gjë.

Pavarësisht kësaj, ai tha se vendi i tij vazhdon të ofrojë mbështetje për Ukrainën, duke përfshirë ndërtimin e spitaleve ushtarake dhe trajnimin e trupave ukrainase.

Por ai shtoi se të gjitha vendet duhet të jenë më të shpejta në ofrimin e mbështetjes dhe Estonia “po përpiqet të bëjë më të mirën”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco