Shefi i OKB-së dënon nisjen e pushtimit rus në Ukrainë, një vit pas konfliktit

Shefi i OKB-së dënon nisjen e pushtimit rus në Ukrainë, një vit pas konfliktit

08:50, 23/02/2023
A+ Aa A-

Kreu i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar nisjen e pushtimit rus në Ukrainë duke e quajtur si një “fyerje” në një takim të Asamblesë së Përgjithshme gati një vit më vonë.

Takimi po debatonte një mocion të mbështetur nga Ukraina dhe aleatët e saj që kërkonin që Rusia të tërhiqet menjëherë dhe pa kushte.

Ukraina shpreson se duke mbështetur lëvizjen, vendet do të tregojnë solidaritet.

Kremlini në anën tjetër ka akuzuar Perëndimin se dëshiron të mposhtë Rusinë me çdo kusht.

Vasily Nebenzya, ambasadori i Kremlinit në OKB, tha se SHBA dhe aleatët e saj ishin të përgatitur për të zhytur të gjithë botën në luftë.

Presidenti rus Vladimir Putin dërgoi deri në 200,000 ushtarë në Ukrainë më 24 shkurt 2022 në pushtimin më të madh evropian që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Lufta ka lënë të paktën 7,199 civilë të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur, sipas një vlerësimi të OKB-së, ndërsa Rusia dhe Ukraina kanë parë secila të paktën 100,000 ushtarë të tyre të vrarë ose të plagosur, sipas ushtrisë amerikane.

Më shumë se 13 milionë njerëz u larguan jashtë vendit ose u zhvendosën brenda Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco