Lëkundje të forta tërmeti/ Pas Turqisë e Sirisë, goditet dhe Taxhikistani

Lëkundje të forta tërmeti/ Pas Turqisë e Sirisë, goditet dhe Taxhikistani

08:37, 23/02/2023
A+ Aa A-

Pak më shumë se dy javë pas tërmetit të tmerrshëm që shkatërroi Turqinë dhe Sirinë , një tërmet me magnitudë 6.8 u regjistrua në Taxhikistan, 67 kilometra në perëndim të Murghob.

Tërmeti ndodhi rreth orës 05:37 me orën lokale në një thellësi prej rreth 20.5 kilometrash dhe u pasua nga një goditje me magnitudë 5.0, 20 minuta më vonë.

Epiqendra është në një zonë me popullsi të ulët dhe numri i viktimave pritet të jetë i ulët.

Tërmeti është ndjerë dhe përtej kufirit në disa pjesë të prefekturës Kashgar dhe të Prefekturës Autonome Kirgize Kizilsu në Xinjiang, por nuk janë raportuar viktima apo dëme deri më tani, tha media shtetërore kineze CCTV. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco