'Ne nuk ndaheshim dot'- Lufta ndan familjen e re ukrainase

'Ne nuk ndaheshim dot'- Lufta ndan familjen e re ukrainase

14:41, 10/02/2023
A+ Aa A-

Brasov, Rumani - Studentja e universitetit Vlada Jushçenko ishte ende në adoleshencë dhe gati tre muajshe shtatzënë kur përqafoi burrin e saj në kufi, u kthye dhe shkoi në Moldavi.

Tani ajo është në Rumani, një nga miliona ukrainase të detyruara të ikin nga pushtimi i Rusisë. Foshnja e saj, Daniel, lindi atje tetë muaj më parë dhe ende nuk e ka takuar babanë e tij Yaroslav, i cili është 21 vjeç dhe, si shumica e burrave në moshë luftarake, e ka të ndaluar të largohet nga Ukraina.

Ndarja e detyruar e familjes së re është një histori shumë e zakonshme mes rreth 110,000 refugjatëve ukrainas në Rumani – pothuajse të gjitha gra dhe fëmijë.

"Askush nuk e priste që lufta do të vinte dhe se ne nuk do të ishim bashkë," tha Jushçenko, e cila tani për tani është vendosur në qytetin qendror rumun të Brasovit, ku lindi dhe ndan një apartament me dy dhoma me Danielin, nënën e saj dhe gjyshen e sëmurë.

"Për një kohë të gjatë ne nuk mund ta linim njëri-tjetrin," tha Jushçenko, 19 vjeçe, duke kujtuar ndarjen e çiftit në kufi. “Ne vërtet nuk e donim këtë, por në të njëjtën kohë kuptuam se duhet ta bëjmë këtë për shëndetin tim dhe të foshnjës dhe për të qenë të sigurt.”

Ndërsa lufta po hyn në vitin e saj të dytë, mungesa e kontaktit fizik midis foshnjës dhe babait të tij, një student i programimit kompjuterik në Kiev, mundon. Megjithatë, telefonat inteligjentë të tyre i lejojnë familjes një ndjenjë lidhjeje.

"Ndonjëherë shpërthejmë në lot (por) jemi shumë të lumtur kur shohim njëri-tjetrin në video," tha Jushçenko. “Thirra (Yaroslav) dhe i dërgova një foto sapo munda” ditën kur lindi Danieli, shtoi ajo. “Ishte shumë emocionuese, ai ishte shumë i lumtur, ishte e paharrueshme.”

Në muajt e fundit, sulmet ruse kanë vënë në shënjestër infrastrukturën kritike të energjisë në zona të mëdha të Ukrainës, gjë që ndonjëherë e ka vështirësuar komunikimin. Yaroslav përpiqet t'i lehtësojë shqetësimet e saj, tha Jushçenko, duke e paralajmëruar për ndërprerje të mundshme dhe duke i thënë që të mos bjerë panik gjatë momenteve të heshtjes.

Megjithatë, duke parë pamjet e luftës në Ukrainë dhe duke ditur se burri i saj është atje, vetëm sa i shton shqetësimet e saj.

"Është shumë e vështirë të shikosh lajmet dhe të shohësh gjithë mjerimin, goditjet me raketa, vdekjet," tha Jushçenko, e cila mes kujdesit për foshnjën vazhdon studimet e saj në matematikë dhe fizikë nga distanca në Institutin Politeknik të Kievit. “Lutem çdo ditë që gjithçka të jetë në rregull… në qytetin ku jeton (Jaroslav) dhe në përgjithësi.”


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco