VIDEO-FOTO/ Parashikimi tronditës nga OBSH: Numri i viktimave nga tërmeti vrastar do të 8-fishohet

20:24, 06/02/2023
A+ Aa A-

Numri i viktimave nga tërmeti vrastar në juglindje të Turqisë, pranë kufirit me Sirinë, mund të rritet deri në 8-fish. Kështu bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë, raporton BBC.

Aktualisht numri i viktimave është 2600 dhe vazhdon të rritet me shpejtësi. BBC raporton se dy mega-tërmete kanë goditur vendin, i pari në orët e para të mëngjesit dhe i dyti rreth mesditës.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka shpallur 7 ditë zie kombëtare pas tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë Jugore.

“Për shkak të tërmetit të ndodhur në vendin tonë më 6 shkurt 2023, Turqia shpall ditë zie kombëtare 7 ditë. Flamuri ynë do të jetë në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën, më 12 shkurt 2023, në të gjithë vendin tonë”, ka deklaruar president turk Erdogan përmes një postimi në Twitter.

Pamje apokaliptike zgjuan botën këtë të hënë, kur lëkundje të dhunshme të tokës tronditën Turqinë dhe Sirinë, teksa banorët ishin në gjumë.

“Ka shumë njerëz ende të mbetur nën rrënoja. Një shok i imi jeton në këtë godinë, fëmijët e tij u nxorën nga kati i sipërm, por vajza theu dorën. Nuk e dimë se çfarë do të bëhet me ata që jetonin në katet e poshtme. Zoti na ndihmoftë!”, shprehet një qytetar.

“Isha duke fjetur, kur gruaja ime më zgjoi papritur. Tërmeti ishte shumë shumë i fortë, shumë i frikshëm. Po dëgjonim zhurma kudo, dhe u deshën gati dy minuta deri sa lëkundjua të pushonte”, thotë një tjetër. 

Imazhe shokuese tregojnë godina e lagje të rrafshuara, rrugë të shkatërruara dhe male me rrënoja. Mes godinave të shkatërruara është edhe kështjella e Gaziantep Castle, një monument historik që ka rezistuar për më shumë se 2 mijë vjet.

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pas atij që disa e kanë cilësuar si tërmetin më të fuqishëm në dekada. Turqia gjendet në një prej zonave me aktivitetin më të lartë sizmiologjik në botë. Në 1999 mbi 17 mijë vetë u vranë pasi një tërmet I fuqishëm shkundi zonën veri-perëndimore të vendit.

 ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco