VIDEO/ Nëna kap hajdutin që po i vidhte veturën në San Francisco, brenda automjetit ishte edhe vajza e saj

08:51, 01/02/2023
A+ Aa A-

Policia në Kaliforni po heton një incident në të cilin një person u përpoq të vidhte fuoristradën e një punonjëseje të DoorDash, e cila la fëmijën e saj brenda automjetit ndërsa po i dorëzonte porosinë klientit.

Kamera e mbikëqyrjes së shtëpisë së një banori regjistroi momentin kur shoferja e DoorDash zbret nga fuoristrada për të dorëzuar porosinë duke e lënë motorin e ndezur të veturës.

Pamjet, të cilat u publikuan në YouTube nga filiali i Fox News, KTVU në San Francisco, tregojnë një tjetër SUV që i afrohet automjetit të shoferit të DoorDash.

Një person hidhet në fuoristradën e shoferes së DoorDash, por brenda pak sekondash, punonjësja e ndjek të dyshuarin gjersa bërtet “vajzën e kam brenda automjetit”, raporton KTVU.

DoorDash lëshoi një deklaratë në lidhje me incidentin duke thënë se “kjo përpjekje për grabitjen e veturës ishte e tmerrshme dhe ne jemi jashtëzakonisht të lehtësuar që ajo dhe fëmija nuk janë lënduar”.

Deri më tani këtë vit, SHBA-ja ka regjistruar të paktën 13 raste të vjedhjes së automjeteve me fëmijët brenda tyre. /Telegrafi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco