Picë e denjë për në Guinness, pothuajse 1300 metra katrorë

Picë e denjë për në Guinness, pothuajse 1300 metra katrorë

08:54, 21/01/2023
A+ Aa A-

Pica e bërë nga rrjeti amerikan Pizza Hut ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness, e cila për të festuar rikthimin në treg të një prej produkteve të saj të famshme, ka krijuar një version gjigant.

Pica më e madhe e bërë ndonjëherë është krijuar në një hangar të Los Anxhelosit: e mbushur me djathë dhe sallam pikant, është pothuajse 1300 metra katrorë e gjerë.

Puna filloi të mërkurën e 18 janarit dhe përfundoi të premten më 20 janar: punonjësit hapën fillimisht brumin, më pas vendosën salcën e domates, pastaj sallamin.

EO i kompanisë David Graves tha se 68,000 fetat në të cilat ishte prerë pica nuk do të shpërdorohen, por do t'u dhurohen kuzhinave për të ndihmuar ata në nevojë në Los Anxhelos.

Rekordi i mëparshëm , kujton CNN , i përkiste prodhuesve romakë të picave, të cilët në vitin 2012 krijuan picën kolosale Ottavia, 1261.55 metra katrorë dhe pa gluten, në një pavijon të Panairit të Romës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco