Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Rrëzohet aeroplani MiG në Kroaci, gjenden të dy pilotët

Rrëzohet aeroplani MiG në Kroaci, gjenden të dy pilotët

20:31, 06/12/2022
A+ Aa A-

Sot është rrëzuar një aeroplan i Forcave Ajrore Kroate MiG 21.

Sipas informacioneve fillestare rrëzimi ka ardhur si pasojë e dështimit të motorit dhe pas një kërkimi të suksesshëm janë gjetur të dy pilotët, raporton index.hr.

Pas një defekti në motor, të dy pilotët janë hedhur, i pari është gjetur menjëherë pas rrëzimit, ndërsa i dyti është kërkuar për gati dy orë dhe sipas informacioneve fillestare, ai ka lëndime në këmbë.

Kujtojmë se më herët Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka konfirmuar se një aeroplan MiG-21 është rrëzuar në zonën afër Sllatinës në qarkun Virovitica-Podravine.

“Pilotët janë në gjendje stabile, jashtë rrezikut dhe do të transportohen në spital për kontroll mjekësor, ata u hodhën me sukses nga avioni dyvendësh MIG-21, i cili u rrëzua gjatë një aktiviteti të planifikuar stërvitor në afërsi të Sllatinës dhe u ul”, njoftoi Ministria Kroate e Mbrojtjes.

MiG-21 është një avion luftarak i projektuar në vitet 1960 në Bashkimin Sovjetik. Në total, u prodhuan më shumë se 11 mijë kopje, dhe u përdor nga forcat ajrore të shumë vendeve të botës.

Në Kroaci ishin në shërbim shtatë aeroplanë MiG-21 dhe planifikohet që ata të zëvendësohen plotësisht nga aeroplanët Rafale F3-R të prodhimit francez në vitin 2024. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco