PAMJE TË RËNDA/ Ushtari izraelit vret me armë të riun palestinez gjatë përleshjes fizike

PAMJE TË RËNDA/ Ushtari izraelit vret me armë të riun palestinez gjatë përleshjes fizike

20:03, 02/12/2022
A+ Aa A-

Përleshjet mes ushtrisë izraelitëve dhe civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor ditët e fundit kanë sjellë disa viktima. 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, vetëm brenda një dite, ushtarët izraelitë kanë vrarë 6 civilë. 

Ditën e sotme, 2 dhjetor është regjistruar një tjetër moment dramatik në një zonë pranë qytetit Nablus. 

Një ushtar izraelit ka qëlluar për vdekje një të ri palestinez, pasi ky i fundit bëri rezistencë gjatë tentativës për t'u shoqëruar. 

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të rënda nga kjo ngjarje. 

Në video duket ushtari izraelit që ka ndaluar palestinezin e identifikuar më pas si Ammar Mufleh. Ky i fundit nuk pranon të arrestohet dhe përleshet fizikisht me ushtarin izraelit dhe gati i rrëmben armën automatike. Gjatë tentativës për t'u arratisur ai vritet me pistoletë nga ushtari izraelit. 

E gjithë skena ndodhi në qytetin Hawara, të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. 

 

 

Trupi i viktimës është marrë disa minuta më pas nga ushtria izraelite. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco