Franca është shteti i parë i madh perëndimor që mbështet publikisht krijimin e një gjykate speciale për të gjykuar zyrtarë të lartë rusë, duke përfshirë edhe Vladimir Putin, për krimin e agresionit në Ukrainë.
Ministria e Jashtme franceze tha se po punonte me partnerët e saj evropianë për propozimin.
Deklarata erdhi pas mbështetjes për krijimin e një gjykate nga presidentja e BE-së dhe Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Të pandehurit në këtë gjykatë do të ishin ata me fuqi vendimmarrëse të përfshirë në krimin e agresionit kundër Ukrainës nga ushtria ruse.
Kjo ka shumë të ngjarë të nënkuptojë vetëm një pjesë të vogël të figurave, duke përfshirë Putinin dhe emra të tjerë, si Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov dhe Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
© SYRI.net