Mbreti i mafias italiane kapet në Argjentinë

Mbreti i mafias italiane kapet në Argjentinë

09:42, 01/11/2022
A+ Aa A-

 Policia federale e Argjentinës ka arrestuar mbretin e mafies italine në periferi të Buenos Aires, tha agjencia e sigurisë në një deklaratë të hënën, duke i dhënë fund një gjuetie prej vitesh.

Carmine Alfonso Maiorano, një udhëheqës 68-vjeçar i mafies italiane 'Ndrangheta, u kap të mërkurën e kaluar në qytetin Guernica në provincën e Buenos Aires, thuhet në deklaratë.

Maiorano me origjinë italiane është akuzuar nga autoritetet ndërkombëtare për kryerjen e operacioneve të trafikut të drogës dhe armëve midis Amerikës Latine dhe Evropës.

Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, e njohur zakonisht si Interpol, e konsideron "Ndrangheta" "një nga organizatat kriminale më të gjera dhe më të fuqishme në botë".

Një urdhër-arresti ndërkombëtar u lëshua për Maioranon në vitin 2015 dhe Interpoli filloi një përpjekje në vitin 2020 për të koordinuar përpjekjet ndërkombëtare për të shuar grupin kriminal.

Mafia 'Ndrangheta' u vendos në Argjentinë disa vite më parë, thuhet në deklaratën e policisë, duke vepruar së bashku me homologët shqiptarë në Evropë.

I arrestuari është vënë në dispozicion të Gjykatës Federale Penale dhe Korrektuese të Argjentinës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco