Manjati heq dorë nga shtetësia ruse: Nuk mund të lidhem me një vend fashist që...

Manjati heq dorë nga shtetësia ruse: Nuk mund të lidhem me një vend fashist që...

09:02, 01/11/2022
A+ Aa A-

Manjati rus Oleg Tinkov ka bërë me dije se ka hequr dorë nga shtetësia për shkak të rezervave të tij për luftën në Ukrainë.

“Kam marrë vendimin për të hequr shtetësinë ruse. Unë nuk mund dhe nuk do të lidhem me një vend fashist, që filloi një luftë me fqinjin e tij paqësor dhe duke vrarë njerëz të pafajshëm çdo ditë”, shkroi Tinkov në Instagram, raporton Al Jazeera.

“Shpresoj se më shumë biznesmenë të shquar rusë do të më ndjekin, kështu që kjo dobëson regjimin e Putin dhe ekonominë e tij, dhe e çon atë përfundimisht në humbje”, shtoi 54-vjeçari, i cili ka jetuar jashtë Rusisë vitet e fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco