Rusia rekruton komando afganë të stërvitur nga SHBA, në pushtimin e Ukrainës Anëtarët e rinj të forcave speciale të Ushtrisë Afgane në një ceremoni të tyre të diplomimit pas një programi trajnimi në Kabul

Rusia rekruton komando afganë të stërvitur nga SHBA, në pushtimin e Ukrainës

08:39, 01/11/2022
A+ Aa A-

Moska synon të tërheqë ushtarët elitë afganë, të cilët luftuan përkrah trupave amerikane gjatë pushtimit të tyre 20-vjeçar, për t'iu bashkuar një "legjioni të huaj".

Ajo ofron paga fitimprurëse prej 1,500 eurosh në muaj dhe premton strehë të sigurta për ish-ushtarakët dhe familjet e tyre.

Shumica e burrave u larguan nga Afganistani për në Iranin fqinj, pas tërheqjes kaotike të SHBA-së vitin e kaluar. Ata nuk mund të kthehen në shtëpi pasi rrezikojnë vdekjen nga duart e talebanëve.

"Ata nuk duan të shkojnë të luftojnë - por nuk kanë zgjidhje," tha gjenerali afgan Abdul Raof Arghandiwal, duke shtuar se komandot që ai njihte kishin më shumë frikë nga deportimi në Afganistan.

“Ata më pyesin: ‘Më jep një zgjidhje. Çfarë duhet të bëjmë? Nëse kthehemi në Afganistan, talebanët do të na vrasin”, vazhdoi ai.

Rekrutimi udhëhiqet nga forca e fshehtë mercenare ruse Wagner Group, ndërsa një ish-komandant i forcave speciale afgane që jetonte në Rusi dhe e flet gjuhën, po ndihmon gjithashtu.

Ushtarët amerikanë që luftuan së bashku me forcat speciale afgane kanë paralajmëruar për muaj të tërë se talebanët synonin t’i vrisnin këto trupa dhe se ata mund të bashkoheshin me armiqtë e SHBA-së për të qëndruar gjallë ose nga zemërimi.

"Ne nuk i nxorëm këta individë ashtu siç premtuam," tha Michael Mulroy, një oficer në pension i CIA-s që shërbeu në Afganistan.

Ai shtoi se komandot afgane janë luftëtarë shumë të aftë dhe të ashpër.

"Unë nuk dua t'i shoh ata në asnjë fushë beteje, sinqerisht, por sigurisht jo duke luftuar me ukrainasit."

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga AP.

Një zëdhënës i Yevgeny Prigozhint, i cili kohët e fundit pranoi se ishte themeluesi i Grupit Wagner, hodhi poshtë idenë e një përpjekjeje për të rekrutuar ish-ushtarë afganë si "marrëzi e çmendur".

Inteligjenca ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar thotë se 1000 mercenarë të Wagner janë vendosur aktualisht në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco