Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Pamje tronditëse në Kili, shembet tribuna plot me tifozë

VIDEO/ Pamje tronditëse në Kili, shembet tribuna plot me tifozë

08:23, 01/10/2022
A+ Aa A-

Momente terrori kanë përjetuar shtatë mijë tifozët, të cilët morën pjesë pasditen e së premtes (30/9) në stadiumin “ Monumental ” për të parë nga afër stërvitjen e hapur të Colo-Colo-s përpara ndeshjes së madhe ndaj Universidad Catolica për kampionatin kilian .

Por stërvitja u ndërpre në mënyrë të papritur dhe në mënyrën më tronditëse kur një pjesë e platformës nuk mundi të përballonte peshën e tifozëve dhe u shemb.

Një vello pluhuri që u ngrit nga rrënojat mbuloi një pjesë të madhe të fushë.

Madje disa njerëz u gjetën të varur në tabela, ndërsa shumica e njerëzve po iknin nga stadiumi të frikësuar! 

Sipas të dhënave të para, janë mbi dhjetë të lënduar, por për fat asnjëri prej tyre nuk është në rrezik të rëndë për jetën.

Pavarësisht kësaj, operacionet e Zjarrfikësve për nxjerrjen e tifozëve vijojnë dhe numri zyrtar i të lënduarve mund të rritet.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco