Kërcënimet bërthamore të Putinit kanë nisur të shqetësojnë edhe rusët

Kërcënimet bërthamore të Putinit kanë nisur të shqetësojnë edhe rusët

18:46, 30/09/2022
A+ Aa A-

Nga Steve Rosenberg, BBC

Në fjalimin e tij sot, Vladimir Putin tha se Shtetet e Bashkuara kanë krijuar një ‘precedent’ duke përdorur armë bërthamore kundër Japonisë në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Ky koment nuk do të ketë kaluar pa u vënë re nga qeveritë perëndimore.

Shpërthimi bërthamor i Rusisë ka shkaktuar shqetësim në Perëndim.

Por kjo gjë ka nisur të shqetësojë edhe njerëzit brenda Rusisë. Këtë javë, një editorial në gazetën kryesore të vendit, Nezavisimaya Gazeta, kritikonte ‘zyrtarët e lartë rusë’ që po lëshojnë ‘kërcënime bërthamore’.

“Është e pabesueshme që sot... zyrtarë të rangut të lartë në Rusi po flasin për butonin bërthamor,” thuhet në editorial. “Ata e bëjnë këtë gjë pa e menduar dy herë. Ata madje harrojnë që të theksojnë gjënë më të rëndësishme që duhet të dëgjojë bota: Sigurisht, ne nuk duhet ta lejojmë këtë në asnjë rrethanë”.

“Të lejosh, me mendime dhe fjalë, mundësinë e një konflikti bërthamor, është një hap i sigurt për ta lejuar atë në realitet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco