'Ushtria e babait' të Putinit: Rezervistët e moshuar rreshtohen për të shkuar në luftë

'Ushtria e babait' të Putinit: Rezervistët e moshuar rreshtohen për të shkuar në luftë

10:48, 29/09/2022
A+ Aa A-

Fotot e publikuar nga Sevastopol të Krimesë tregojnë rekrut me flokë të bardhë dhe me rrudha duke qëndruar në radhë me uniformat e tyre në një ceremoni para se të bënin një pushim të nevojshëm për cigare dhe më pas të shkonin në vijën e fronit në Ukrainë, shkruan media britanike Dailymail.

Këta burra i përkasin komuniteteve rurale të klasës punëtore të cilët nuk kanë qenë në gjendje të bashkohen me masat që po ikin përtej kufirit në Gjeorgji, Kazakistan dhe në Finlandën fqinje, shkruan më tej kjo medie.

Ministria britanike e Mbrotjes në përditësimin e saj të luftës në Ukrainë në postimin  e saj të ditës së sotme shkruan:

 "Në shtatë ditët që kur Presidenti Putin njoftoi "mobilizimin e pjesshëm" ka pasur një eksod të konsiderueshëm të rusëve që kërkonin t'i shmangeshin thirrjes. 

Ndërsa numrat e saktë janë të paqartë, ka të ngjarë të tejkalojë madhësinë e forcës totale pushtuese që Rusia kishte vendosur në shkurt 2022.

Ata që janë më mirë nga gjendja ekonomike dhe të arsimuar janë të mbipërfaqësuar në mesin e atyre që përpiqen të largohen nga Rusia.

Kur kombinohet me ata rezervistë që po mobilizohen, ndikimi ekonomik i brendshëm i disponueshmërisë së reduktuar të fuqisë punëtore dhe përshpejtimi i 'ikjes së trurit' ka të ngjarë të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm."

Ata që u dërguan në luftë tashmë po ankoheshin për pajisjet e vjetruara dhe moralin e dobët vetëm disa javë pas shpërthimit të luftës,  pretendon një hetim nga New York Times .

Thirrjet telefonike të paautorizuara të bëra nga ushtarët me familjet e tyre në mars përmes telefonave celularë të përbashkët midis njësive pranë Buçës u përgjuan nga Ukraina dhe u përkthyen nga Times. 

Shumë trupa zbuluan se Kremlini kishte gënjyer për qëllimin e luftës, duke treguar një pasqyrë të hershme të realitetit në terren.

Një burrë i quajtur Sergey i tha të dashurës së tij: 'Disa djem hoqën armaturën nga kufomat e ukrainasve dhe i morën për vete. Armatura e tyre e NATO-s është më e mirë se e jona.'

Një tjetër i quajtur Roman i tha mikut të tij: 'Gjithçka këtu është e lashtë. Nuk është moderne siç tregojnë në Zvezda [TV shtetëror].'

Një person tjetër po me emrin Sergej dëgjohet duke i thënë nënës së tij: 'Ishin 400 parashutistë. Dhe vetëm 38 prej tyre mbijetuan. Sepse komandantët tanë dërguan ushtarë në thertore.'

Situata e rëndë për trupat ka çuar në urdhrin e mobilizimit të Putinit, i cili erdhi pasi forcat ukrainase i bënë Moskës pengesa të rënda në fushën e betejës.

Eksodi masiv ka krijuar linja kilometrash të gjata për ditë në disa kufij dhe autoritetet lokale ruse në një zonë përgjatë kufirit me Gjeorgjinë thanë se do të fillonin të siguronin ushqim, ujë, stacione ngrohjeje dhe ndihma të tjera për ata që ishin në linjë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco