Sulmi i ri i Erdoganit: Greqia mbron terroristët në Lavrio

Sulmi i ri i Erdoganit: Greqia mbron terroristët në Lavrio

12:16, 27/09/2022
A+ Aa A-

Rexhep Tajip Erdogan nuk ndal kërcënimet ndaj Greqisë, duke përshkallëzuar breshërinë e sfidave ndaj Greqisë.

Dhe së fundmi presidenti turk ka akuzuar Greqinë se strehon terroristë në një kamp në Lavrio, ndërsa argumentoi se armët në Trakinë perëndimore dhe ishujt nuk kanë asgjë për Ankaranë.

" Terroristët mbrohen pothuajse në çdo vend të Evropës, veçanërisht në kampin grek në Lavrio", tha presidenti turk, duke vënë në dukje se terroristët janë një kërcënim për paqen dhe sigurinë e vendeve perëndimore, të cilat mbrojnë grupet terroriste.

 “Ne presim që të gjitha vendet, veçanërisht fqinjët, të marrin masat e duhura kundër organizatave terroriste” , shtoi ai.

Duke vijuar me Greqinë, ai tha se “ne i dimë shumë mirë qëllimet e atyre që e motivojnë”, ndërsa tha se “armët që po grumbullohen në Trakinë perëndimore dhe në ishuj nuk kanë vlerë për ne. Forca jonë është shumë përtej tyre”.

 Në të njëjtën kohë ai kërcënoi se "përkrahja nga Amerika nuk do t'ju shpëtojë".

Pas kërcënimeve, Erdogan ka dashur të tregojë ndjeshmëri ndaj emigracionit, duke thënë se Turqia nuk dëshiron që Egje dhe Mesdheu të "ndoten me gjak njeriu, lot apo armiqësi", por "ne duam paqe dhe qetësi me gjithë zemër".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco