VIDEO/ E paimagjinueshme, policët në Iran qëllojnë me armë fëmijën që po shikonte nga dritarja

19:31, 24/09/2022
A+ Aa A-

Dhuna policore në Iran po tejkalon çdo precedent në këto ditë historike protestash në mbarë vendin, duke shënuar edhe dhjetra viktima të pafajshme.

Nga raportimet në mediat ndërkombëtare vihet re se ka ankesa për të shtëna gjakftohtë ndaj qytetarëve të pafajshëm që  nuk kanë bërë asgjë.

Një incident i tillë u publikua nga Jyot Jeet nga India dhe transmetohet me kujdes nga mediat masive në mbarë botën, pasi nuk mund të konfirmohet.

Në video dallohet një fëmijë në dritaren e shtëpisë së tij dhe shikon nga jashtë, ku po ecin dhjetëra policë të armatosur.

Njëri prej tyre niset dhe i afrohet shtëpisë, duke shkuar pranë dritares dhe fatmirësisht në atë moment babai i djalit duke ndjerë rrezikun e tërheq brenda.

Diçka që rezultoi shpëtimtare, pasi polici , duke tejkaluar çdo kufi, qëllon, me plumbin që fatmirësisht kapi vetëm xhamat, siç mund ta shihni në video.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco