Një vogëlush ftoi princin George në ditëlindje: William dhe Kate Middleton i kthejnë përgjigje

Një vogëlush ftoi princin George në ditëlindje: William dhe Kate Middleton i kthejnë përgjigje

12:20, 16/08/2022
A+ Aa A-

Fëmijët kanë shumë ëndrra dhe guximin e duhur për t’i arritur ato. Ky është rasti i një vogëlushi, mesa duket fans i princit George, i cili i ka dërguar këtij të fundit, një ftesë ditëlindjeje. Vogëlushi mbushi 6 vjeç dhe dëshironte që ta ndante këtë me princin George.

Fatkeqësisht, princi nuk ia doli dot të ishte pjesë e ditëlindjes, ama, prindërit e tij, princi William dhe Kate Middleton, përmes një prej pjesëtarëve të stafit, i dërguan një letër yllit të festës.

Letra shkruante: “Duka dhe dukesha e Cambridge më kanë kërkuar të të falenderoj për letrën, në të cilën fton princin George në festën tënde të ditëlindjes. Më vjen shumë keq që po të kthej përgjigje kaq vonë. Shkëlqesitë Mbretërore janë shumë mirënjohëse për ftesën tënde të sjellshme. Megjithatë, duke shqyrtuar me kujdes mundësitë, më vjen keq, por Shkëlqesitë Mbretërore, me shumë ngurrim, duhet ta refuzojnë ftesën. Gjithsesi, shpresoj që të jesh kënaqur në ditëlindje.

Duka dhe dukesha e Cambridge u prekën jashtëzakonisht shumë që ti more mundimin të shkruaje një letër për djalin e tyre, princin George. Me të vërtetë, ishte shumë veprim i këndshëm dhe Shkëlqesitë Mbretërore më kërkuan që të të dërgoj përqafimet më të ngrohta dhe urimet më të mira”.

Edhe pse vogëlushi mori një “jo”, sërish e ëma u shpreh shumë falenderuese dhe mirënjohëse, duke thënë se kjo letër ishte diçka fantastike që do ta mbante gjithmonë.

Se mos harrojmë! Morali i historisë? Duhet të kemi gjithmonë vetëbesimin e një 6-vjeçari që fton princin në festën e ditëlindjes!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco