Misteri i vdekjes së dy motrave

Misteri i vdekjes së dy motrave

12:14, 13/08/2022
A+ Aa A-

Më 7 Qershor, autoritetet australiane trokitën në një derën e një apartamenti në Sydney. Qiramarrësit e asaj banese nuk kishin paguar qiranë prej 3 muajsh ndërsa jashtë ishin mbledhur letrat e postës. Kjo bëri që policia të mësynte në apartament, por ajo që do të zbulonin ishte e tmerrshme.

Brenda gjetën dy vajza të vdekura, motra nga Arabia Saudite. Trupat e tyre u gjetën të pazbuluara në dy dhoma të ndryshme. Dyshohet se aty kanë qëndruar të vdekura për javë të tëra.

Autoritetet kanë zhvilluar hetime për dy muaj, por ende e kanë të paqartë se çfarë ndodhi me Asra Abdullah Alsehli, 24 vjeçe dhe Amaal Abdullah Alsehli, 23 vjeçe.

Në banesë nuk kishte shenja të hyrjes me dhunë dhe ndaj vajzave nuk kishte asnjë shenjë të dukshme dëmtimi. Kjo bëri që autoritetet t’i përshkruajnë vdekjet si të “dyshimta” dhe “të pazakonta”.

Ende mjekët ligjorë nuk kanë arritur në përfundimin se si vdiqën dy vajzat. “Nuk dimë shumë për këto vajza. Shpresojmë që kush ka informacion të ndihmojnë hetuesit tanë”, tha detektivja Claudia Allcroft muajin e kaluar.

Kush janë viktimat?

Deri më tani shumë pak gjëra janë bërë publike. Dy vajzat kishin shkuar në Australi nga Arabia Saudite në vitin 2017. Ato kishin kërkuar azil, por autoritetet e kishin refuzuar. Policia tha se nuk ka asgjë që sugjeron që familjarët e tyre të konsiderohen si të dyshuar.

Të dyja vajzat punonin si kontrollore trafiku ndërkohë që studionin në një shkollë edukimi verore. Se për çfarë studionin nuk dihet ende.

Fqinjët janë shprehur se motrat nuk hapeshin me njerëzit e tjerë. Menaxheri i ndërtesës ku jetonin u ka thënë gazetarëve se dyshja i kishte kërkuar të kontrollonin pamjet e kamerave të sigurisë disa muaj para vdekjes së tyre. Sipas Michael Baird, ata kishin qenë të shqetësuara se dikush kishte ngatërruar dërgesat e tyre të ushqimit. Mirëpo nga pamjet nuk zbuluan asgjë.

Baird i kërkoi policisë që t’i kontrollonte në Mars dhe ato u thanë oficerëve se ishin mirë. Vetë menaxheri ka thënë se kur i ka ndaluar më vonë vajzat i ka parë të trembura nga diçka.

Kjo ngjarje ka marrë interes të madh në Australi për faktin se askush nuk e di se çfarë fshihet nga pas. Një gazetë australiane ka shkruar se një prej vajzave frikësohej se do të persekutohej në Arabinë Saudite për shkak të seksualitetit, ndërsa një tjetër ishte kthyer në ateiste. Kujtojmë që homoseksualiteti dhe ateizmi janë të paligjshme në vendet islamike.

Disa media  të tjera janë shprehur se në dhomat e dy vajzave janë gjetur kryqe kristiane. Disa të tjera kanë raportuar se ato kishin vështirësi të paguanin qiranë.

Ndërkohë një person i paidentifikuar ka thënë se ka parë një njeri në ndërtesën e dy vajzave disa herë para se ato të vdisnin. Po ashtu raportohet se Asra kishte një urdhër mbrojtje nga një burrë në vitin 2019. Megjithatë policia australiane nuk ka konfirmuar asgjë nga këto./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco