Për Olivia Newton John funeral shtetëror në Australi, kryeministri: Do të ketë koncerte në nder të saj

Për Olivia Newton John funeral shtetëror në Australi, kryeministri: Do të ketë koncerte në nder të saj

14:48, 12/08/2022
A+ Aa A-

Olivia Newton John do të ketë një funeral shtetëror në Australi. Këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri i shtetit të Viktorias, Dan Andrews.

Në një postim në Twitter Andrews ka shkruar se familja e aktores dhe këngëtares që vdiq më 8 gusht në moshën 73-vjeçare nga kanceri pranoi ofertën nga Australia. “Do të jetë më shumë një koncert sesa një funeral thuhet në postim – një ceremoni e denjë për një viktoriane, që jetoi një jetë kaq intensive dhe bujare”. Detajet e ceremonisë ende nuk janë bërë të ditura.

Newton-John lindi në Britaninë e Madhe, por u transferua në Australi në moshën pesë vjeçare dhe shpejt u bë një nga personazhet më të dashur të vendit.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj John Easterling e ka nderuar në Instagram me një postim emocionues. Easterling e përkufizoi martesën e tyre (çifti u martua në 2008) dhe jetën së bashku si një ‘dashuri që tejkalon të kuptuarit’. Ai shtoi gjithashtu se gruaja e tij ishte si një ilaç që përdorte këngët, fjalët prekëse.

“Ajo ishte gruaja më e guximshme që kam njohur ndonjëherë – thotë ai – aftësia e saj për t’u kujdesur sinqerisht për njerëzit, natyrën dhe të gjitha krijesat pothuajse eklipson atë që është e mundur njerëzisht. Vetëm falë Zotit m’u dha të ndaj pasionin dhe thellësia e qenies së saj për kaq gjatë”, shkruan bashkëshorti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco