Jim Banks: Trump është optimist, e ka ndarë mendjen për rikandidimin

Jim Banks: Trump është optimist, e ka ndarë mendjen për rikandidimin

10:04, 10/08/2022
A+ Aa A-

Kongresmeni republikan, Jim Banks, u takua me ish-presidentin Donald Trump të martën në mbrëmje, pasi FBI bastisi shtëpinë e tij në Florida.

Banks, drejtues i Komisionit Studimor Republikan, tha se Trump është shumë optimist dhe e ka ndarë mendjen për rikandidimin në vitin 2024. Kongresmeni tha se ai do e bëjë publik vendimin e tij shumë shpejt.

“Ai nuk dukej aspak i mundur- ai ishte shumë i ndezur, shumë optimist,” tha Banks për Fox News.

“Ishte një bisedë e shkëlqyer prej tre orësh për atë se çfarë po bëjnë republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve për të fituar shumicën dhe se çfarë do bëjmë me të kur të fitojmë”.

Sa i përket planeve në Trump për rikandidimin, Banks tha se ish-presidenti e ka ndarë mendjen.

“Ai tha se neve do na pëlqejë vendimi i tij dhe se është vetëm çështje kohe para se ai ta bëjë të ditur vendimin”.

Banks tha se Trump ka mbështetjen e republikanëve.

“Ai na ndihmon të fitojmë më shumë vende në nëntor. Partia Republikane është më e madhe dhe më e fortë se kurrë më parë për shkak të lidershipit të Donald Trump”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco