Lajmi i fundit

Real Madrid fiton Superkupën e Europës

Rritet vlera e paundit dhe aksioneve në Britani pas dorëheqjes së Johnson-it

Rritet vlera e paundit dhe aksioneve në Britani pas dorëheqjes së Johnson-it

13:54, 07/07/2022
A+ Aa A-

Aksionet në Mbretërinë e Bashkuar dhe paundi kanë pësuar rritje menjëherë pas dhënies së dorëheqjes së kryeministrit Boris Johnson.

Aksionet në Mbretërinë e Bashkuar po tregtohen me 1% më shumë, ndërsa paundi ka shënuar rritje, duke u shitur me 0.75% më shumë në 1.20 kundrejt dollarit, sipas CNN.

Ekonomia britanike ende përballet me sfida serioze si shkak i inflacionit të lartë, ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe krizës mbi koston e jetesës.

“Megjithatë, mos bëni gabim, paundi mbetet shumë i dobët për shkak të gjendjes së tmerrshme të ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka të ngjarë të hyjnë në një recesion ndërsa Banka e Anglisë refuzon të rrisë normat e interesit në mënyrë agresive për t’u marrë me inflacionin në rritje,” tha Walid Koudmani, analisti kryesor i tregut në ndërmjetësin XTB.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco